Projekti HERAS Plus ka hapur një thirrje për grante të vogla (1,500 EUR) në fushën e “Shkencave të Aplikuara” në të cilën mund të aplikojnë stafi, studentët dhe OJQ-të. Thirrja është e hapur deri me 01.05.2022. Natyra e aktiviteteve që konsiderohen në këtë thirrje është e një fushë-veprimtarie mjaftë të gjerë.
Llojet e aktiviteteve për nxitjen e zbatimit ose promovimit të qasjeve të programeve të studimit në shkencat e aplikuara, të cilat mund të financohen sipas kësaj thirrjeje për propozime, përfshijnë:
· Kryerja e analizave, studimeve, anketave, publikimeve etj. për çështje që lidhen me zbatimin ose promovimin e qasjeve të programeve të studimit të aplikuara
· Kryerja e aktiviteteve që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për çështje të tilla si rëndësia e kurrikulave në tregun e punës në institucion/fakultet/departament, punësueshmëria e të diplomuarve, shtigjet e karrierës
· Organizimi i konferencave, trajnimeve, seminareve, tryezave të rrumbullakëta, takimeve rajonale, fushatave informuese, mbi temat që lidhen me promovimin dhe/ose zbatimin e qasjeve të programeve të studimit të aplikuara për palët e interesuara
· Krijimi i rrjeteve për të lidhur universitetet publike në Kosovë, ndërmarrësit dhe studentët
· Kryerja e aktiviteteve që çojnë në zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira
· Mbështetja e tezave master individuale ose të përbashkëta të aplikuara, punimeve seminarike
· Organizimi i ngjarjeve si panairet e punës dhe konkurset e inovacionit
· Mbështetja e angazhimit të studentëve të avancuar si konsulentë të rinj në sektorin e biznesit etj
Të drejt aplikimi kanë stafi akademik, administrativ dhe studentët e universiteteve publike. Afati për dorëzim të aplikimeve është 01.05.2022 ( 1 Maj, 2022).
Dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të jenë në gjuhën angleze dhe të dërgohen me email te [email protected]
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar