fbpx
Universiteti Haxhi Zeka bashkëorganizon Konferencë Ndërkombëtare në Malin e Zi

Universiteti Haxhi Zeka bashkëorganizon Konferencë Ndërkombëtare në Malin e Zi

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, prof.dr. Armand Krasniqi, përshëndeti hapjen e Konferencës së 14-të Ndërkombëtare me titull: “Roli i teknologjisë në zhvillimin global socio-ekonomik, në kohën e Pandemisë covid-19”, që mbahet me 1 dhe 2 prill 2022, në Ulqin të Malit të Zi.

Në Konferencë prezantohen mbi 100 punime shkencore nga: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Hungaria dhe India.

Pjesëmarrës me punime ishin edhe: Prof.dr. Edmond Beqiri, Prof.asoc.dr. Halit Shabani, Prof.asoc.dr.Vehbi.Ramaj, Prof.asoc.dr. Fatos Ukaj, Prof.dr.Ibish Mazreku, Prof.dr.Husnija Bibuljica, Prof.ass.dr. Anita Cucović, Prof.as.dr.Hajrija Škrijelj, Prof.as.dr.Anela Džogović, dhe studentja e nivelit të studimeve të Masterit zonjusha Florlinda Berisha si dhe shumë autorë të tjerë.

Vlen të theksohet që UHZ dhe Fakulteti i Biznesit janë bashkë organizatorë në këtë ngjarje në Malin e Zi që nga viti 2008 dhe për ketë pranoi mirënjohje nga Organizatori bartës “Instituti për kërkime shkenocre dhe zhvillimore INI”.

Translate »