Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, prof.dr. Armand Krasniqi, sot priti përfaqësuesit e Akademisë së Ekonomisë “D.A.Tsenov”, nga Svishtov në Bullgari, të udhëhequra nga Rektorja, prof.dr. Mariyana Bozhinova dhe nga prof.dr. Borislav Borisov.
Gjatë takimit u organizua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes dy institucioneve, duke përfshirë këtu: shkëmbimin e stafit, mentorimet e përbashkëta të doktoratave dhe diplomave Master, projektet e përbashkëta të mobilitetit, vazhdimit të studimeve postdoktorale dhe shumë aktivitete tjera të përbashkëta.
Në ceremoni morrën pjesë edhe doktorantët e Akademisë së Ekonomiksit: prof.ass.dr. Anita Cucović dhe ish-anëtarja e Këshillit Drejtues të UHZ, dr.sc. Ariana Xhemajli.
Vlen të potencohet se Akademia me të cilën u nënshkrua marrëveshja, është e ranguar lartë nga Agjencia për rangim e këtij vendi evropian.