fbpx
U promovua Libri “Estetika Muzikore”

U promovua Libri “Estetika Muzikore”

Studentët e Fakultetit të Arteve tashmë kanë mundësinë që në gjuhën shqipe të mësojnë për estetikën muzikore, kjo pasi që libri “Estetika Muzikore” është përkthyer nga Edmond Buharaja. Me ç ‘rast Universiteti “Haxhi Zeka” kishte mundësinë e promovimit të këtij libri, me panelistë si: Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku, Prorektori për financa, Prof.Asoc.Dr.Afrim Selimaj dhe Dekanin e Fakultetit të Arteve, Prof. Hysen Nimani.

Rektori Millaku falënderoji z. Buharaja për nderin dhe mundësinë që i kishte dhënë studentëve të UHZ-së dhe qytetit të Pejës, për të promovuar këtë libër.

Nga ky libër studentët do të përfitojnë  shumë në njohuri rreth zhvillimit muzikor nga antikiteti deri te periudha romantizmit dhe ajo avangarde.[Best_Wordpress_Gallery id=”93″ gal_title=”Perurim libri”]

Translate »