fbpx
Ligjeratë nga Marek Antoni Nowicki

Aplikimi i Konventës Evropiane  për të Drejtat e Njeriut përtej Strasburgut, Rasti i Kosovës

Njoftohen të gjithë të interesuarit se dekanati i Fakultetit Juridik organizon ligjëratë me Marek Antoni Nowicki, ish Avokati i Popullit në kuadër të misionit ndërkombëtar të UN-it në Kosovë do të mbajë ligjëratë  me tematikë “Aplikimi i Konventës Evropiane  për të Drejtat e Njeriut përtej Strasburgut, Rasti i Kosovës”, me  dt. 26.06.2018, në ora 10:00, në gjykatoren e objektit të Fakultetit Juridik, kati II-të.

Marek A. Nowicki i lindur në vitin 1953, është avokat i të drejtave të njeriut.

Nga viti 1990 deri 1993, ai ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (IHF) në Vjenë. Prej vitit 1992 deri 1993, ai shërbeu si kryetar i saj. Gjatë kësaj periudhe ai mori pjesë në misionet e zbulimit të fakteve të IHF në Rumani, Bullgari dhe Shqipëri. Nowicki ishte anëtar i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg nga marsi i vitit 1993 deri më 31 tetor 1999, që nga dhjetori i vitit1997 deri në nëntor 1998, ai ishte nënkryetar i Dhomës së dytë të këtij komisioni.

Në korrik të vitit 2000 deri në dhjetor të vitit 2005, ai ishte Ombudspersoni Ndërkombëtar i emëruar nga OKB në Kosovë, (Avokat i popullit).

Nowicki ka qenë anëtar i Panelit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut  të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që nga janari i vitit 2007, deri sa është emëruar   Presidenti i saj, në janar të  vitit 2008. Për më shumë të dhëna dhe detaje rreth veprimtarisë tij në fushën e të drejtave të njeriut klikoni link-un më poshtë.

https://en.wikipedia.org/wiki/Marek_Antoni_Nowicki

Translate »