Prof. Ass.Dr. Sabiha Shala Prorektore për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore dhe Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati U.d Dekane e Fakultetit Juridik janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë.
Kjo vizitë po realizohet në kuadër të projektit HERAS, derisa ka për qëllim marrjen e përvojave nga Universiteti i Salzburgut në fushën e efikasitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në hartimin e projekteve për mobilitetin e stafit akademik, administrative dhe studentëve.
Në këtë vizitë po marrin pjesë përfaqësues të disaUniversiteteve tjera Publike të Kosovës.