Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët në datat 28-29.09.2020 si partner në kuadër të Projektit QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management) i cili u organizua në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Në takim si grant mbajtës ishte Universitetit “Kadri Zeka” i Gjilanit dhe pjesëmarrës nga universitete partnere në projekt nga Kosova, regjioni dhe Evropa. Tryeza e rrumbullakët u organizua në kuadër të PP2 Themelimi / Funksionalizimi i Qendrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Menaxhimit të Projekteve.
![Trajnim në Korçë](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2020/10/Foto-e-perbashket-e-trajnimit-scaled.jpg)