fbpx
Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familja Koleci,

Me dhimbje të madhe sapo morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe kolegut e mikut tonë të respektuar Prof.dr Baki Koleci. Profesor Koleci ndahet vetëm fizikisht nga ne, por puna, përkushtimi, vetëmohimi dhe veprat i tij në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë do të kujtohen dhe respektohen përjetësisht. Profesor Koleci ka dhënë një kontribut të çmueshëm në institucionin tonë për gati dy dekada dhe me punën e tij ka lënë gjurmë mbresëlënëse si njeri me vlera të veçanta, i dashur për studentë, i respektueshëm për kolegë dhe qytetarë dhe pedagog i zellshëm.

I pikëlluar e në emrin e të gjithë personalit akademik, joakademik dhe studentëve të Universitetit Haxhi Zeka, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen tuaj, për të afërmit dhe për miqtë e të ndjerit.

Po ashtu, njoftohen kolegët se varrimi i Prof.dr Baki Kolecit do bëhet nesër, me datë 28 Qershor 2023, në orën 16:30, në Dibër të Maqedonisë së Veriut. Familja e të ndjerit Koleci për tri ditë me radhë (29,30  Qershor dhe 01 Korrik) në Dibër pret në ngushëllime.

Universiteti Haxhi Zeka për nder të jetës, veprës dhe kontributit që ka dhënë në këtë institucion Prof.dr Baki Koleci, të hënën me datë 03 Korrik 2023 në orën 14:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik organizon mbledhje komemorative.      

Prof.dr Baki Koleci FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA QË ME AQ SHUMË DASHURI BËRE PËR NE.

Me dhimbje të thellë,

Prof.dr Armand Krasniqi, Rektor i UHZ

Translate »