fbpx
VIZITË E ORGANIZATËS PËR RRITJE TË CILËSISË NË ARSIM – ORCA NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”

VIZITË E ORGANIZATËS PËR RRITJE TË CILËSISË NË ARSIM – ORCA NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”

GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE MËSIMORE TË BAZUARA NË HULUMTIME

Për të prezantuar thirrjen për grante për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtime, sot në universitetin “Haxhi Zeka” ishin prezent përfaqësues të Organizatës për Rritje të Cilësisë (ORCA) të kryesuar nga z. Rron Gjinovci. Përfaqësues të ORCA-s u pritën nga menaxhmenti i universitetit “Haxhi Zeka”, menaxhmentet e njësive akademike dhe nga anëtarët e parlamentit studentët, të kryesuar nga rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi.

Rektorit Krasniqi i informoi përfaqësuesit e ORCA-s mbi risitë në universitetin “Haxhi Zeka”, duke u thelluar në kurrikulën e integruar, në strategjinë për motivim të studentëve, në hartëzim të bizneseve, dokument i cili do të tregojë koordinatat e universitetit për programet e ardhshme të bazuara në nevojat e tregut, dhe në hapat e ndërmarrë nga universiteti për të plotësuar misionin e tretë të tij që është kontributi në shoqëri.

Nga ana tjetër z. Rron Gjinovci nga ORCA informoi të pranishmit mbi thirrjen e hapur për grante për “Zbatimi i Projekteve Mësimore të Bazuara në Hulumtime” dhe mundësitë që ofrohen nga kjo thirrje për personelin akademik dhe studentët e universiteteve publike në Kosovë.

Gjithashtu, përfaqësuesi i ORCA-s u prezantua edhe granti i hapur për studentë të universiteteve publike në Kosovë. Përfaqësues të parlamentit studentor të universiteti “Haxhi Zeka” u njoftuan për aplikimet për këto grante dhe informacione të nevojshme për aplikim.

Translate »