fbpx
FORUMI AKADEMIK  “PROF. FEHMI AGANI – AKADEMIKU MARTIRI KOMBIT DHE I SHKENCËS”

FORUMI AKADEMIK  “PROF. FEHMI AGANI – AKADEMIKU MARTIRI KOMBIT DHE I SHKENCËS”

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 

Instituti Shqiptar i Sociologjisë – Shoqata Sociologjike Shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Diasporë) organizuan forumin akademik “PROF. FEHMI AGANI – AKADEMIKU MARTIRI KOMBIT DHE I SHKENCËS”

Në fjalën e tij rektori i universitetit “Haxhi Zeka” vlerësoi lart angazhimin e Institutit Shqiptar të Sociologjisë të drejtuar nga profesor Lekë Sokoli. Ndër të tjera rektori Krasniqi duke folur për jetën dhe veprën e akademik Fehmi Agani theksoi: “Ajo se çfarë duhet përmendur dhe nuk duhet harruar nga brezat e sotëm e të ardhshëm të popullit tonë është se tiparet dhe komponentët personale, profesionale, akademike, shkencore politike, e diplomatike të figurës së profesor Aganit nuk mund të gjenden të asnjë personalitet tjetër në kombin tonë.  Andaj, çdo herë dhe kudo të flasësh për profesor FehmiAganin jo vetëm që është nderë por është vlerë e veçantë”. 

Mbi figurën dhe kontributin e akademik Aganit z. Ismaj Baftijari ish ushtar i UÇK, UÇPMB dhe UÇKombëtare President i Institutit për Shkencë e Teknologji (INSI), Kosovë  solli kumtesën “UÇK – LDK dhe Prof. Fehmi Agani si bashkues i mendimit politik me atë ushtarak”. 

“Fehmi Agani si modeli i mësuesit dhe integrimi arsimor Shqipëri – Kosovë” ishte kumtesa e Dr. Ermioni CEKANI nga Qendra e Trajnimeve LTC & Shtëpia Botuese “Polis” Tiranë & Instituti Shqiptar i Sociologjisë.

“Rreth figurës poliedrike të Akademikut Fehmi Agani” foli dhe prezanzoi Dr. Leke SOKOLI, Instituti Shqiptar iSociologjisë & UAMD. Ai theksoi dhe ndau me të pranishmit  të dhëna e fakte historike të akademik Fehmi Aganit. 

Në përfundim të Akademisë, z. Sokoli ndau për universitetin “Haxhi Zeka” Çmimin e Ekselencës Fehmi Agani. Në këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmejt UHZ- së dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë. 

Translate »