fbpx
Mobiliteti i stafit akademik dhe administrativ të UHZ-së në Universitetin Shën Klementi në Ohër të Maqedonisë

Mobiliteti i stafit akademik dhe administrativ të UHZ-së në Universitetin Shën Klementi në Ohër të Maqedonisë

Stafi akademik Prof.ass.dr Thëllëza Latifi Sadrija dhe Prof.asoc.dr Alberta Tahiri Profesoresha në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm dhe Hotelieri dhe Mjedis në UHZ marrin pjesë në Mobilitet Ndërkombëtar duke filluar nga data 29.04.2024 e deri më 03.05.2024 në Universitetin Shën Klementi në Ohër të Maqedonisë  në Fakultetin për Turizëm dhe Hotelieri.

Qëllimi i mobilitetit të stafit akademik dhe administrativ në universitet është të ndërtojë një mjedis të pasur për shkëmbimin e ideve dhe përvojave, duke përmirësuar bashkëpunimin dhe efikasitetin nëpërmjet rritjes së ndërveprimit dhe koordinimit mes tyre. Kjo synon të thellojë cilësinë e punës së tyre dhe të kontribuojë në avancimin e misionit dhe qëllimeve të institucionit arsimor.

Ligjerimi nga profesoreshat u realizua në Universitetin Shën Klementi në Ohër në fushën e Menaxhimit dhe Turizmit me pjesëmarrje të një numri të caktuar të studentëve  për të promovuar dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimin e ideve në një mjedis akademik të hapur dhe mbështetës. Ky aktivitet synonte të ndërtojë një kulturë të diversitetit dhe respektit ndaj ndryshimeve kulturore në kampusin universitar dhe në shoqërinë më gjerë.

Stafi administrativ, përfshirë Sekretaren e Përgjithshme Tirana Baftiu Hasani dhe Asistenten e Dekanit Majlinda Gjuka, ka mbajtur një takim me Sekretarin Z. Marijan Kuzmanovski në Fakultetin për Turizëm dhe Hoteleri në Ohër për të diskutuar për ristrukturimin e administratës, rolin dhe funksionet e departamenteve administrative në universitet dhe për të gjetur mënyra për të përmirësuar bashkëpunimin mes tyre. Diskutimet përfshinin gjithashtu  aspektin  ligjor ,mbështetjen në administrimin e detyrave të dekanit, dhe organizimin e veprimtarive administrative të fakultetit për të promovuar shkëmbimin e ideve dhe praktikat efikase.

Është realizuar takimi me Dekanen e Fakultetit Prof.dr Snezhana Dichevska,  dhe profesorët e fakuktetit për të diskutuar për çështjet e rëndësishme akademike dhe  administrative  të fakultetit. Takimi ka përfshirë diskutime mbi përparësitë e zhvillimit të fakultetit, përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe të mësuarit, si dhe për të adresuar çështje të tjera të rëndësishme për komunitetin e fakultetit. Gjithashtu, është bërë planifikimi i veprimeve të ardhshme për të përmbushur objektivat dhe prioritetet e përcaktuara gjatë takimit,poashtu është vizituar dhe bibloteka e Fakuktetit për të vlerësuar burimet dhe shërbimet e disponueshme për studentët dhe stafin akademik.

Translate »