fbpx
Njoftim për ditë pushimi

Njoftohen stafi akademik, administrativ dhe studentët se sipas kalendarit të festave zyrtare, për nder të festës së Kurban Bajramit, dita e mërkurë, më 28.06.2023, do të jetë ditë pushimi.

Kjo është një festë e rëndësishme për komunitetin e fesë islame. Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, si një institucion arsimor i përkushtuar ndaj diversitetit kulturor dhe fetar, dëshiron të shprehë solidaritetin dhe respektin e tij ndaj komunitetit islam.

Andaj, me këtë rast Universiteti Haxhi Zeka në Pejë ju uron të gjithë besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit.

Urime!

Translate »