Projekti ENEMLOS është një projekt i rëndësishëm që ka për qëllim të promovoj bashkëpunimin ndërkombëtar dhe cilësinë në fushën e drejtësisë. Përmes këtij projekti, Fakulteti Juridik ka arritur të krijoj një klinikë ligjore të suksesshme, ku studentët kanë mundësi të zhvillojnë praktikën e tyre juridike dhe të japin ndihmë ligjore për komunitetin.
Me 20 qershor 2023, Prof. Dr. Edmond Beqiri, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof.Assoc.Dr. Avdullah Robaj, Dekan i Fakultetit Juridik (Menaxher i Projektit ENEMLOS), së bashku me stafin akademik të Fakultetit Juridik, pritën në vizitë stafin akademik nga Universiteti Regent nga Londra, Britania e Madhe. Grupi nga Universiteti Regent ishte i përbërë nga Profesori Neven Andjelic, Tom Villis, Kit Barton dhe Ernesto Gallo.
Vizita u zhvillua në kuadër të projektit ENEMLOS, në të cilin Universiteti Regent është partner. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e punës së Klinikës Ligjore, e cila është themeluar pranë Fakultetit Juridik si rezultat i zbatimit të projektit ENEMLOS. Stafi akademik i Universitetit Regent vizitoi ambientet e Fakultetit Juridik, përfshirë sallën e Klinikës Ligjore.
Vizita e stafit akademik nga Universiteti Regent ishte një mundësi e rëndësishme për shkëmbim të përvojave dhe njohje të mëtejshme të praktikave të mira në fushën e drejtësisë. Bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve akademike thekson angazhimin e tyre për të avancuar njohuritë juridike dhe për të përgatitur studentët për sfidat e tregut global.
Kjo vizitë e suksesshme përmbylli fazën e parë të projektit ENEMLOS dhe hap rrugën për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe ndërtim të marrëdhënieve të fuqishme mes Fakultetit Juridik të Universitetit Haxhi Zeka dhe Universitetit Regent në të ardhmen.
[…] fund të vizitës, stafi menaxherial i projektiti ENEMLOS nga të dy universitetët u dakorduan që do të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen për […]