fbpx
Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Klinës

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Klinës

Në kuadër të bashkëpunimeve me Komunat e rajonit, marrëveshja e radhës u nënshkrua me Komunën e Klinës. Për këtë qëllim, Rektori i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ), Prof. dr. Armand Krasniqi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Z. Zenun Elezaj. Kryetari Elezaj u shoqërua nga Drejtori i Arsimit i Komunës së Klinës, Z. Qemajl Sejdijaj dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Z. Qendrim Millaku.

Rektori Krasniqi e vlerësoi lart gatishmërinë e Kryetarit Elezaj për bashkëpunimin e të dy institucioneve. U diskutua se kjo rrjedhë e bashkëpunimeve po realizohet në kuadër të projektit të krijimit të Forumit për Zhvillim Ekonomik Rajonal. Projekt ky i cili bashkon UHZ-në, Komunat e rajonit dhe akterë të tjerë me rëndësi për përmbushjen e qëllimeve të vendosura.

Palët u shprehën të kënaqur për këtë bashkëpunim të zyrtarizuar. Po ashtu, ndjehen të gatshëm që të ballafaqohen me sfidat që mund të dalin gjatë punës së vazhdueshme.

Translate »