fbpx
Takim me përfaqësues nga Die Landesregieerung Nordrhein-Westfalen në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Takim me përfaqësues nga Die Landesregieerung Nordrhein-Westfalen në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Përfaqësues nga Die Landesregieerung Nordrhein-Westfalen, në bashkëpunim me World University Service (WUS), zhvilluan një vizitë në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë (UHZ). Kjo vizitë u organizua me qëllim të ofrimit të granteve dhe praktikave për studentët e UHZ-së.

Synimi kryesor i takimit ishte të ofrohej mundësi për zhvillimin e ideve biznesore të studentëve dhe ngritja e tyre në  karrierë. Me ndihmën e granteve dhe praktikave, studentët do të kenë mundësinë të eksplorojnë potencialin e tyre  dhe të sjellin në jetë inovacionet e tyre në botën e biznesit.

Në takimin e organizuar, përfaqësuesit e Die Landesregieerung Nordrhein-Westfalen prezantuan detajet e granteve dhe praktikave që do të jenë në dispozicion për studentët. Ata theksuan rëndësinë e përgatitjes së tyre për t’u përkrahur dhe frymëzuar në zhvillimin e projekteve të tyre. Gjithashtu, u bënë thirrje për të shfrytëzuar këtë mundësi për të zgjeruar horizontet e tyre profesionale dhe për të kontribuar në rritjen e potencialit të ekonomisë së rajonit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e UHZ-së shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e ofruar nga Die Landesregieerung Nordrhein-Westfalen dhe WUS. Ata premtuan të mobilizojnë dhe të inkurajojnë studentët të përfitojnë maksimalisht nga kjo mundësi unike. 

Translate »