fbpx
Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Pejës

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Pejës

Në kuadër të serisë së bashkëpunimeve të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) me Komunat e rajonit, u shënua një hap i ri me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Komunën e Pejës. Kjo ngjarje solli takimin e Rektorit të UHZ-së, Prof. dr. Armand Krasniqi, me Kryetarin e Komunës së Pejës, Z. Gazmend Muhaxheri.

Rektori Krasniqi shpreh vlerësim të lartë për gatishmërinë e Kryetarit Muhaxheri për të filluar këtë bashkëpunim të rëndësishëm mes dy institucioneve. Si fokus i diskutimit në takim ishte projekti i krijimit të Forumit për Zhvillim Ekonomik Rajonal.

Bashkëpunimi midis UHZ-së dhe Komunës së Pejës gjithashtu synon të krijojë sinergji të fuqishme mes këtyre institucioneve. Po ashtu, të zhvillojë projekte që kanë impakt të qëndrueshëm në zhvillimin rajonal. Për të arritur këtë, ata janë të vendosur të ndajnë përvojën dhe ekspertizën. Në të njëjtën kohë edhe burimet e tyre për të avancuar fusha të ndryshme.

Në mes tjerash, Rektori informoi Kryetarin se ndërtimi i kampusit të Fakultetit të Biznesit (FB) dhe Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis (FMTHM) do të fillojë shumë shpejt.

Bashkëpunimi midis UHZ-së dhe Komunës së Pejës synon të sjellë ndryshime pozitive në rajon dhe të përmirësojë mirëqenien e komunitetit. Të dyja palët kanë shprehur bindjen e tyre në lidhje me potencialin e bashkëpunimit. Një gjë e tillë besohet se kjo do të rrisë mirëqenien e komunitetit në tërësi.

Translate »