fbpx
Takim me ekspertin Z. Xhavit Rexhaj

Takim me ekspertin Z. Xhavit Rexhaj

Rektori i Universitetit, prof. dr. Armand Krasniqi, së bashku me Prorektorët, Dekanët, Prodekanët dhe Stafin Administrativ, mbajtën takim me ekspertin z. Xhavit Rexhaj. Tema e diskutimit ishte “Kurrikula e integruar në Universitetin “Haxhi Zeka”.

Ky takim ishte një platformë e rëndësishme për diskutimin e çështjeve relevante për arsimin e lartë dhe për të shqyrtuar faktorët dhe trendet që influencojnë këtë fushë në Kosovë, veçanërisht në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Në prezantim, eksperti Xhavit Rexhaj prezantoi një analizë të hollësishme të gjendjes aktuale të arsimit të lartë në vend, duke identifikuar sfidat dhe mundësitë për zhvillim.

Kurrikula e Integruar është një strategji e re e zhvillimit të programeve të studimit në UHZ, duke integruar përmbajtjen e lëndëve dhe kursesh të ndryshme në mënyrë të harmonizuar dhe koherente. Qëllimi kryesor i kësaj kurrikule është të sigurojë një përvojë të pasur akademike dhe të përgatitë studentët.

Rektori Krasniqi shpreson që ky angazhim do të sjellë ndryshime thelbësore dhe do të kontribuojë në rritjen e cilësisë. Ky projekt i rëndësishëm për UHZ planifikohet të fillojë në vitin e ri akademik 2023/24.

Translate »