fbpx
Mbahet koncerti i Korit Miks të Fakultetit të Arteve të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë në Shtëpinë e gazetarëve (Novinarski Dom) në Zagreb, Kroaci

Mbahet koncerti i Korit Miks të Fakultetit të Arteve të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë në Shtëpinë e gazetarëve (Novinarski Dom) në Zagreb, Kroaci

Në Shtëpinë e gazetarëve (Novinarski Dom) në Zagreb, u organizua koncerti i Korit Miks të Fakultetit të Arteve të Universitetit Haxhi Zeka (UHZ) në Pejë. Kjo ngjarje muzikore e rëndësishme u zhvillua nën drejtimin artistik të Profesor Xhevdet Sahatxhija.

Koncerti i ofroi audiencës mundësinë të dëgjoj muzikë klasike të autorëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të cilat u interpretuan nga solisteja Prof. asoc. dr. Adelina Paloja – soprano, dhe dirigjenti Prof. asoc. dr. Hysen Nimani, që njëkohësisht është edhe dekani i Fakultetit të Arteve. Në përkrahje të tyre ishte edhe Korepetitori Krešimir Popović i shoqëruar nga Kori Miks i Universitetit Haxhi Zeka. Koncerti u prit me një frekuentim të gjerë, përfshirë përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës, Ambasadës së Shqipërisë, si dhe përfaqësuesit e shoqatave të pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci.

Organizimi i këtij aktiviteti u bë me përkrahjen e Unionit Shqipëtar në Kroaci, Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Shkëndija”, si dhe me pjesëmarrjen e Bashkësisë Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit.

Ky koncert shënoi një ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Kroaci dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit kulturor dhe diplomatik mes shteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Nëpërmjet këtij evenimenti muzikor u promovua talenti artistik në fushën e muzikës klasike dhe u ndërtua një platformë e rëndësishme për të prezantuar vlerat e përbashkëta të artit dhe kulturës ndërmjet këtyre vendeve.

Translate »