fbpx
TAKIM PUNE ME MINISTREN E TREGTISË DHE INDUSTRISË ZNJ. ROZETA HAJDARI

TAKIM PUNE ME MINISTREN E TREGTISË DHE INDUSTRISË ZNJ. ROZETA HAJDARI

Rektori i UHZ-së , prof.dr. Armand Krasniqi dhe prorektorja për mësim, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj takuan sot ministren e tregtisë dhe industrisë, znj. Rozeta Hajdari dhe zv.ministrin e kësaj ministrie, z. Mentor Arifaj. 

Temë e takimit ndërmjet përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve ishte mundësia e bashkëpunimit për zhvillimin e ideve të UHZ-së drejt përmbushjes së objektivave strategjikë, respektivisht ndërmarrësisë dhe inovacionit. Rektori Krasniqi prezantoi përpara ministres risitë dhe zhvillimet në universitetin “Haxhi Zeka” si dhe nevojën për mbështetje nga kjo ministri për realizimin e ideve të cilat do ndihmonin në zhvillimin e potencialit të studentëve dhe do të mbështesnin bizneset e rajonit të Dukagjinit në ofrim të shërbimeve cilësore. Rektori Krasniqi theksoi se bashkëpunimi me MTI-në do të forconte edhe më shumë lidhjen Akademi – Qeveri – Industri. 

Ministrja Hajdari shprehu gadishmërinë dhe vullnetin e plotë të ministrisë që ajo përfaqëson për të mbështetur projektet e UHZ-së për t’u bërë lider në profilizimin e tij drejt ndërmarrësisë dhe inovacionit. Në një të ardhme shumë të afërt UHZ do të prezantojë pranë kësaj ministrie kërkesën për të konkretizuar idenë e paraqitur përpara ministres Hajdari. 

Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar për të përmbushur qëllimet e tij dhe është duke ndërmarrë hapa konkretë për t’i realizuar ato në dobi të studentëve dhe zhvillimit të rajonit të  Dukagjinit.

Translate »