Pas publikimit të lajmit nga një e përditshme informative se AKA do të vendos në disfavor të akreditimit institucional ndaj disa bartësve te rij publik Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, protestuan kundër “Rekomandimeve të Eksperteve”, pasi që ne media kishte dalë lajmi që institucioni nuk është akredituar.
Më posht shihni reagimin e studentëve
“Ne si studentë të UHZ-së në Pejë, jemi mbledhur sot, duke u bazuar ne njoftimin e disa mediave kundër rekomandimeve të një eksperteje e cila gjoja paska vlerësuar se universitetet e reja e në veçanti UHZ nuk i plotëson kriteret për akreditim institucional”.
Ata po ashtu dhanë vërejtje edhe për arsyet se si AKA mund të akreditojë programet ekzistuese për tri vite, mirëpo të refuzojë akreditimin institucional.
Studentët njëzëri kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Arsimit z. Shyqyri Bytyqi, i cili çdo vit kërkon që të mos ketë asnjë Universitet i ri epitetin e Universitetit Publik.
Ata kërkuan nga AKA-ja që të mos shndërrohet në një projekt ideor të një OJQ-je e cila sponzorizohet nga Ministria e Arsimit.
Studentët thanë se protestat nuk do të përfundojnë me kaq, dhe se protestat do të vazhdojnë edhe para Ministrisë së Arsimit dhe AKA-së nëse nuk merren masat e duhura.