fbpx
Reagim/demant

Reagim/demant i përbashkët i Rektorit prof.dr.Armand Krasniqi dhe Sekretares Tirana Hasani ndaj shkrimit me titull “Përplasje fizike në Universitetin “Haxhi Zeka”” të datës 10.10.2023 në portale të caktuara 

Të dashur studentë

Të respektuar personal akademik dhe administrativ 

Të nderuar lexues 

Fillimisht nën përgjegjësi penale e morale, se bashku, ju garantojmë se shkrimi i djeshëm është një gënjeshtër e kulluar dhe është vepër e njerëzve të ultë që për interesa të caktuara, si zakonisht fshehurazi, me emra e emaila të rremë,  janë në gjendje të trillojnë të pavërteta për ne dhe publikun në përgjithësi.  Çdo fjalë që është shkrua aty  është vetëm shpifje – GËNJESHTËR e gërditshme. 

Në jemi të vetëdijshëm se ndryshimet dhe reformat që po ndërmerren në UHZ, në fushën e realizimit të misionit dhe objektivave të planit strategjik, nuk janë të akceptueshme për një pjesë të caktuar të njerëzve edhe brenda nesh, gjë që mbase mund të jetë normale. Por, veprimet dhe përpjekjet e tilla shpifëse për të dëmtuar njerëz tregojnë shqetësimin dhe padurimin e tyre për të parë të vërtetën në sy. Sinqerisht, kjo është për keqardhje. 

Përveç demtanit që po ju ofrojmë dëshirojmë që ju njoftojmë se jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat ligjore (kallëzim penal) që të hetohen të gjitha emailat anonim që po ju dërgohen portaleve të caktuara vetëm e vetëm  për të dëmtuar imazhin dhe personalitetin tonë. 

Fare në fund, ta kuptojnë edhe ata që shpërndajnë lajme të tilla të rreme, se ne jemi fuqimisht të bindur se jemi në rrugën e duhur për zhvillim e UHZ, drejtë një institucioni të arsimit të lartë evropian, me parimin me studentin në qendër dhe në zemër. Ata mund të vazhdojnë sa të donë me gënjeshtra të tilla por le ta dijen se ne do punojmë edhe me fortë, edhe më shumë mbi baza ligjore e akademike.

Prof.dr. Armand Krasniqi – Rektori 

Tirana Hasani – Sekretar    

Translate »