Njoftohen studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit të MTHM-së, se Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It Peja, me datën 8 mars 2022 (ditë e martë), nga ora 10:00 në sallën A1, mban prezantim rreth Ndërmarrjeve Sociale me model të Ekonomisë Qarkore.
Projekti “SEREC” përkrahet nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe implementohet nga organizata “Let’s do it Peja”. Projekti përmes aktiviteteve të ndryshme të bazuara në konceptet e ekonomisë qarkore, ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e ndërmarrësisë sociale në Pejë, dhe të mbështes rritjen e punësimit të grupeve të margjinalizuara, kryesisht të grave dhe të rinjve. Njëri nga aktivitetet kryesore të projektit është grumbullimi dhe ripërpunimi i materialeve dhe rrobave të tekstilit.
![Prezantim nga Let’s Do It Peja në kuadër të projektit SEREC](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/03/lets_do_it_peja.png)