fbpx
Mbahet ligjërata “Drejtësia tranzicionale”

Të enjten, më datë 3 mars 2022, në ora 14:00, në ambientet e Fakultetit
Juridik të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” do të mbahet ligjërata me temën
“Drejtësia tranzicionale”.

Kjo ligjëratë është e organizuar nga Instituti për Studime të Sundimit të
ligjit dhe të Drejtave të Njeriut në kuadër të Fakultetit Juridik
, në
bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare të Kosovës ndërsa do të
ligjërojë Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, Bekim
Blakaj dhe hulumtuesi Besnik Beqaj. 
Ligjerata fokusohet tek mekanizmat e drejtesisë tranzicionale:
Ndjekjet penale për krimet e luftes , përpjekje për të vendosur para gjykatës
përgjegjësinë penale të individëve, të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë një
konflikti të armatosur.

Reparacionet , mënyrat përmes të cilave qeveritë kompensojnë viktimat për dëmet
e pësuara. Reparacionet kanë implikime materiale (p.sh., pagesat në para ose
shërbimet shëndetësore) si dhe aspekte simbolike (p.sh., kërkim-faljet publike ose
dita e përkujtimit).

Komisionet e së Vërtetës, mekanizma të zbulimit të së vërtetës të së vërtetës që
hetojnë dhe raportojnë mbi shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në të
kaluarën.
Reformat institutionale qe përfshijnë ndryshimet në strukturën institucionale,
ligjore dhe shtetërore të forcave të armatosura, policisë dhe gjykatave.

Translate »