fbpx
THIRRJE PËR SHKËMBIM STUDENTOR NË UNIVERSITETIN LA SAPIENZA – ROMË

THIRRJE PËR SHKËMBIM STUDENTOR NË UNIVERSITETIN LA SAPIENZA – ROMË

Universiteti “Haxhi Zeka”, duke iu referuar programit ERAMUS+ KA1 “International Credit Mobility”, shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në universitetin “La Sapienza”, Romë, Itali.

Cilat janë kriteret për të aplikuar për këtë shkëmbim studentor?
– Të jeni student i vitit të dytë ose të tretë në programin Bachelor, ose student i vitit të II-të në programin Master;
– Të jeni student në njërin nga programet e studimit që ofrohen në universitetin “La Sapienza”;
– Të keni notën mesatare 8.5 ose më lart;
– Të posedoni njohuri të gjuhës angleze ose gjuhës italiane në nivelin B2.

Përkrahja financiare:
Studentët të cilët zgjedhën për shkëmbim studentor do të përfundojnë një semestër në universitetin La Sapienza dhe do të kenë përkrahje financiare për:

  • Mbulim të shpenzimeve të jetesës;
  • Mbulim të shpenzimeve për udhëtim.

Për informata më të detajuara rreth mënyrës së aplikimit, kritereve dhe dokumenteve të nevojshme vizitoni www.unhz.eu, klikoni tek Bashkëpunimi Ndërkombëtar/Application Procedures for Incoming Erasmus Students at Sapienza University.

Data e fundit për aplikim është 13 mars 2022, ora 00:00.

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar – UHZ

Translate »