fbpx
Përvjetori i 7-të i themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka”

Universiteti “Haxhi Zeka” festoi përvjetorin e 7-të të themelimit. Për të festuar 7 vjetorin e Universitetit u mblodhën zyrtarë shtetëror, rektorë, prorektorë, dekanë, staf akademik dhe administrativ si dhe studentë.

Në fjalën e tij, rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof.Dr.Fadil Millaku, përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar për pjesëmarrje. Rektori po ashtu foli rreth biografisë së atdhetarit, emrin e të cilit me krenari e mbanë Universiteti ynë, Haxhi Zeka. Duke folur rreth Universitetit, ai tregoi për planet e zgjerimit të programeve studimore, ndërtimit të objekteve të reja për të ofruar kushte më të mira për studentët, arritjet e universitetit, si përmirësimi në ranglistën e Webometrics.

Universiteti “Haxhi Zeka” është universiteti i parë në Kosovë që ka filluar me aplikimin e Sistemit Tutorial. Studentët tonë po ashtu kanë përfituar shumë edhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit të universitetit tonë me universitete të tjera, jo vetëm vendore por edhe me ato jashtë Kosove. Rektori po ashtu shprehu edhe krenarinë që ndjen për studentët që kanë vazhduar studimet edhe nëpër vende të tjera evropiane.

Fjalën e mori edhe nënkryetari i kuvendit të Kosovës, z.Xhavit Haliti. Duke u falënderuar për ftesën, tha se ndihet i lumtur që gjendet në mesin tonë për të festuar 7 vjetorin e Universitetit, por më të lumtur e bënë fakti kur dëgjon se Universiteti “Haxhi Zeka”, po arrin suksese të shumta, si nëpër gara dhe përfaqësime të ndryshme. Ai pati edhe disa fjalë për mësimdhënësit dhe studentët.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, shprehu kënaqësi për prezencën dhe e përgëzoi stafin dhe studentët për arritjet.

Zëvendës ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Heset Sahiti, përshëndeti të pranishmit edhe në emër të ministrit, z.Shyqiri Bytyqi. Ai tha se rajoni i Dukagjinit ka dhënë shumë veprimtarë dhe njerëz të dijes. Z.Sahiti, në fjalën e tij, luti rektorin për të mos u ndalur në rrugën e nisur drejt suksesit.[Best_Wordpress_Gallery id=”128″ gal_title=”7 Vjetori i themelimit te UHZ-se”]

Translate »