fbpx
Përfaqësues nga Universiteti “Haxhi Zeka” marrin pjesë në takimin e radhës të projektit ResearchCult në Universitetin e Zagrebit/Kroaci

Përfaqësues nga Universiteti “Haxhi Zeka” marrin pjesë në takimin e radhës të projektit ResearchCult në Universitetin e Zagrebit/Kroaci

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof.dr.Edmond Beqiri, Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe menaxhere e projektit ResearchCult Prof.ass.Alma Shehu Lokaj, koordinatorja për kërkime shkencore në kuadër të projektit ResearchCult, Prof.ass.Vjosa Hajdari janë duke marrë pjesë në takimin e radhës të këtij projekti në Universitetin e Zagrebit. Në këtë takim po marrin pjesë zëvëndësministrja e MASHT-it e Republikës së Kosovës, përfaqësues të universitetit të Zagrebit, përfaqësues të universiteteve publike dhe private nga Kosova, Italia, Kroacia dhe Bullgaria.

Projekti dhe aktivitetet e tij në Zagreb ndërlidhen krijimin e një platforme të përbashkët për revista shkencore në Kosovë dhe progresin që është bërë deri tani në këtë drejtim, nga institucionet pjesëmarrëse në projekt.

Trajnimi/punëtoria do të zgjasë nga data 29.11.2021 deri më 03.12.2021.

Translate »