Me 29-20 nëntor dhe 1 dhjetor 2021, stafi akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik si dhe stafi relevant i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, Kosovë (UHZ), kanë marrë pjesë në trajnimin online tre ditorë të organizuar nga Universiteti Regent i Londres në Britani të Madhe dhe Universitit i Zagrebit në Kroaci. Ky trajnim është organizuar në kudër të projektit ‘’ Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik (ENEMLOS),’’ financuat nga Bashkimi Evropian përmes fondeve të Erasmus+. Për Përveç stafi akademik dhe studentëve të Fakultetit Juridik të UHZ-së, Universitetit të Malit të Zi, Universitetit të Prishtinës, Universitetit Kadri Zeka, pjesëmarrës në këtë trajnim ishin stafi jo-akademik nga gjyqësori në Kosovë dhe Mal të Zi si ((për me shumë rreth partnerëve: https://www.enemlos.ucg.ac.me/partners), dhe stafi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në Kosovë.
Stafi dhe studentët e UHZ-së së bashku me pjesëmarrësit kishin mundësin që përmes këtij tjanimi të trajnohen rreth temave në vijim:
• Zhvillimi i një kuadri të pedagogjisë universitare dhe dizajnit të të mësuarit: fuqia transformuese e pandemisë
• Klinikat Juridike në Arsimin e Lartë Britanik
• Krijimi i një hapësire për angazhim aktiv qytetar, fuqizimi i shoqërisë civile
• Puna e Qendrës AIRE në Ballkanin Perëndimor,
• Profesorët pa Kufij
• Studiuesit Ndërkombëtarë dhe Ballkani Perëndimor
Më shumë rreth trajnim (https://www.enemlos.ucg.ac.me/blog/post/london-online-training ) dhe projektit ENEMLOS vizito linkun zyrtar të projektit: https://www.enemlos.ucg.ac.me/ .