fbpx
Parlamenti Studentor takon përfaqësuesit e studentëve të UP-së. 

Parlamenti Studentor takon përfaqësuesit e studentëve të UP-së. 

Përfaqësuesit e studentëve të UP-së, pritën sot në takim studentor udhëheqësit e studetëve të UHZ-së. Ky takim u organizua nga Parlamenti Studentor i UHZ-së në të cilën morëm pjesë kryetari i parlamentit, nënkryetarë dhe anëtarë të parlamentit dhe të këshillave studentore si nga UP ashtu edhe nga UHZ.

Pjesëmarrësit fillimisht vizituan ambientet e amfiteatrove, sallat dhe objektet ku zhvillohet procesi mësimor në tërësi, pastaj u zhvilluan edhe bisedime rreth situatës në të cilën ndodhen studentët, si dhe u shkëmbyen ide e plane bashkëpunimi të cilat do të përdoren si gjithmonë për të mirën e studentëve. Në fund, u shfrytëzua rasti për ta vizituar edhe bibliotekën kombëtare!

aktivitet
Translate »