fbpx
PUNËTORIA E KATËRT E GRUPIT TË STUDENTËVE DHE MËSIMDHËNËSVE TË UHZ-së

PUNËTORIA E KATËRT E GRUPIT TË STUDENTËVE DHE MËSIMDHËNËSVE TË UHZ-së

PROJEKTI NAWA – 21.03 -26.03.2022  NË REPUBLIKËN E MALTËS

PUNËTORIA E KATËRT E GRUPIT TË STUDENTËVE DHE MËSIMDHËNËSVE TË UHZ-sëKËSAJ RADHE NË MALTA – UNIVERSITETIN E MALTËS

Projektit evropian “Studenti kompetent – i gatshëm për punësim” i mbështetur nga fondacionet evropiane dhe organizuar nga Instituti akademik i Polonisë NAWA, i ka pjesëmarrës 5 Universitete evropiane: Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti Leuven në Belgjikë, Universiteti “Tomas Bata” në Zlin të Republikës Çeke, Universiteti i Maltës dhe Universiteti i Opolës në Poloni.

Në secilin universitet janë përzgjedhur nga 9 studentë, pra gjithsej 45 studentë pjesëmarrës në Projekt. Studentët e UHZ që marrin pjesë. janë zgjedhur me konkurs të hapur, ngjashëm me studentët e katër universiteteve tjera,  pas aplikimit dhe intervistimit nga ekspertët e autorizuar e Projektit NAWA.

NAWA projekti në të 5 Universitetet pjesëmarrëse organizon nga një Seminar-Punëtori një-javor në tema të ndryshme të lidhura me kompetencat e studentit të diplomuar:

  • Punëtoria e parë është mbajtur gjatë muajit shtator 2021 në Universitetin Haxhi Zeka.
  • Punëtoria e dytë është mbajtur gjatë muajit tetor në Universitetin Leuven në Belgjikë.
  • Punëtoria e tretë është mbajtur gjatë muajit Shkurt të vitit 2022 në Universitetin Tomas Bata në Zlin të Republikës Çeke

Gjatë kësaj jave, nga data 21.03.2022 deri më 26.03.2022 profesorët e UHZ-së, prof.dr. Edmond Beqiri dhe prof.dr. Ibish Mazreku, përfaqësueset e Administratës Diana Shala dhe Valbona Luta, së bashku me 9 studentë të përzgjedhur për këtë projekt: Durim Selmonaj, Florlinda Berisha, Ajshe Komoni, Djellza Loci, Aulonë Cenaj, Duresa Kilaj, Malsore Duraku, Dorentina Brahimaj dhe Fjolla Halitaj morën pjesë në Workshopin e katërt të Projektit NAWA, organizuar në Malta, në Universitetin e Maltës. Tema kryesore ishte zbatimi i strategjisë Blue Ocean në situata të mundshme të udhëheqjes së biznesit përkrahur nga softveri i dedikuar për mbështetje të vendimeve menaxheriale. Studentët e UHZ-së gjatë ditëve të Workshop-it fituan përvojë dhe njohuri krijuese duke pasur mundësinë të bashkëpunojnë me studentë të tjerë ndërkombëtarë të cilët ishin pjesëmarrës të së bashku me ta në të gjitha pjesët dhe segmentet e projektit. Studentët e UHZ-s ishin pjesëtarë të ekipeve që morën dy vendet e para për projektet e realizuara në këtë punëtori.

Gjatë këtyre ditëve në Universitetin e Maltës, të cilin UHZ e ka partner me marrëveshje zyrtare bashkëpunimi, me një projekt mobiliteti të mësimdhënësve, qëndroi edhe prof.asoc.dr. Theranda Beqiri, e cila mori pjesë në disa aktivitete të punëtorisë dhe kontribuoi në suksesin e studentëve të UHZ-së.

Në kohën e lirë pjesëmarrësit vizituan kryeqytetin e Maltës La Vallete, Qytetin historik Mdina dhe disa qytete të bukura të Maltës. Në Program të jetës sociale, është organizuar edhe një sheti disa-orëshe me anije në det të hapur, duke i vizituar nga kjo perspektivë pjesët e bukura të Maltës.

Translate »