Me datë 30.10.2019 u mbajt edicioni i dytë i Forumit të universiteteve franceze në Kosovë, ku studentët patën mundësinë të informohen më shumë rreth studimeve në Francë. Panairi u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Pjesëmarrës nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në këtë panair ishin Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala dhe profesoresha Mimoza Hyseni.