fbpx
Sesion informues rreth gares Generation Unlimited

Sesion informues rreth gares Generation Unlimited

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me Innovations Lab Kosovo organizon sesion informues rreth garës Generation Unlimited.

UNICEF Innovations Lab Kosovo në partneritet me PEN do të organizojnë garën globale Generation Unlimited Youth Challenge, e cila mbahet paralelisht në 16 vende të botës dhe e cila ka për qëllim të mësojë të rinjtë e moshës 14-24 vjeç rreth mënyrës së zhvillimit të një produkti, kampanje, apo shërbimi për njërën nga dy sfidat më poshtë:

  • Si mund të përmirësojmë qasjen në edukimin gjithëpërfshirës dhe të rrisim mundësitë e mësimit te fëmijët me aftësi të kufizuara, përmes metodave alternative dhe kreative?
  • Si mund të krijojmë një lidhje më të mirë në mes të mundësive për punësim dhe të rinjve, duke përmirësuar aftësitë e tyre, dhe duke rritur angazhimin e sektorit privat?

Linkun për aplikim mund ta gjeni këtu:  http://lab.kosovoinnovations.org/formcraft-testing/wp-content/plugins/formcraft/form.php?id=257&preview=true

Sesioni informues do të mbahet me datë 06.11.2019 (e mërkurë), ora 10:30, në Sallën e Diplomimit në Objektin A të Fakultetit të Biznesit.

Translate »