fbpx
Njoftim

Njoftohen studentët dhe stafi i Universitetit “Haxhi Zeka” se me datë 27.12.2017, në ora 13:00, në Amfiteatrin 1 të Fakultetit Juridik, do të mbahet punëtoria me temë “Tutorimi dhe Mësimnxënia”.
Në kuadër të kësaj punëtorie, e cila është e para e llojit të saj, do të trajtohen temat si:

• Tutorimi – ushtrim i temave të ndërlikuara gjatë mësimnxënies
• Etika në mësimnxënie – rregullat dhe parimet që duhet praktikuar nga studentët
• Përzgjedhja e lëndëve zgjedhore – këshillim në procesin e zgjedhjes së lëndëve zgjedhore
• Puna praktike – lansimi i uebfaqes për punë praktike
• Të drejtat e studentëve – njoftim me legjislacionin rreth të drejtave të studentëve
Kjo punëtori është e rëndësisë së veçantë sepse përfshinë iniciativa bashkëkohore që Universiteti “Haxhi Zeka” po ndërmerr për të udhëzuar dhe lehtësuar punën e studentëve përgjatë procesit të tyre mësimor.
Pjesëmarrja në këtë punëtori është e hapur për të gjithë studentët, në veçanti për studentët e vitit të parë.
Për të marrë pjesë në këtë punëtori, duhet të dërgohet një email në shkelqesa.smajli@unhz.eu me subjekt: Konfimoj pjesëmarrjen në Punëtori!

Aplikimi mund të bëhet deri me dt. 26.12.2017

Në fund të kësaj punëtorie do të shpërndahen certifikata për studentët pjesëmarrës në punëtori.

Translate »