fbpx
Në Shkodër diskutohen rezultatet nga projekti QUADIC

Në Shkodër diskutohen rezultatet nga projekti QUADIC

Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuçi” filloi takimi punues i projektit evropian QUADIC, mbështetur nga Erasmus +. Në këtë ngjarje UHZ përfaqësohet nga Rektori Prof. dr. Armand Krasniqi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. dr. Edmond Beqiri dhe Koordinatori i projektit MSc. Besfort Ahmeti. Në Projekt janë të përfshirë katër universitete evropiane dhe universitetet nga Kosova dhe Shqipëria.

Rektori mbajti një fjalë hyrëse, ku tregoi për kontributin që UHZ ka dhënë për projektin QUADIC dhe për përfitimet që UHZ ka pasur nga ky projekt.

Takimi do të zgjatë deri më 12.05.2023 dhe pritet që të ketë prezantime dhe diskutime të partnerëve për ecurinë dhe ndikimin e projektit.

Translate »