Rektori i UHZ-së, Prof. dr. Armand Krasniqi, priti në takim Z. Rastilav Kostilnikun, kryesuesin e misionit në Zyrën ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë. Z. Kostilnik u informua për zhvillimet e fundit në Universitetin “Haxhi Zeka”, programet e studimit, si dhe rreth iniciativave të shumta të UHZ-së në shërbim të studentëve dhe personelit akademik.
Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me universitetet e Republikës Sllovake, si dhe të dyja palët u pajtuan që të vazhdohet me hulumtimin e mundësive të reja të bashkëpunimit.
UHZ gjithnjë mbetet i përkushtuar të ofrojë cilësi dhe të nxisë bashkëpunime të reja me partnerët vendore dhe ndërkombëtarë.