fbpx
Vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas në Pejë

Vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas në Pejë

Më 8 maj 2023, studentët e Fakultetit JuridikUniversitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) të angazhuar në Klinikën Ligjore pranë Fakultetit Juridik, vizituan zyrën rajonale të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në Pejë.

Gjatë kësaj vizite studentët e shoqëruar nga Prof.Assoc.Dr. Avdullah Robaj, Dekan i Fakultetit Juridik, Prof.Assoc.Dr. Sabiha Shala dhe MSc. Albana Belegu, asistente e Dekanit, u pritën nga znj. Flutura Berbati-Zena, U.d. Kryeshefe e ANJF-së dhe stafi i zyrës rajonale të ANJF-së në Pejë.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte që studentët të njoftohen me afër me punën e ANJF-së dhe mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit me ANJF-në dhe Fakultetin Juridik të UHZ-së.

Stafi i ANJF u njoftua nga Dekani Robaj dhe stafi prezent i Fakultetit Juridik për punën e deri tanishme të Klinikës Ligjore në aspektin organizativ, profesional dhe administrativ.

Translate »