Më 25 nëntor 2021 (e enjte), në dekanatin e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, u pritën përfaqësues të KFOR-it italian në Kosovë, me të cilët u diskutuan tema në interes të përgjithshëm mes palëve.
Prodekani i Fakultetit Juridik në UHZ, prof. ass. dr. Petrit Nimani, i falënderoi përfaqësuesit paqeruajtës të KFOR-it, duke shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim.
Palët u dakorduan të organizojnë ligjërata për studentët e UHZ-së nga ekspertët e fushës së drejtësisë që vijnë nga KFOR-i.
Takimi me përfaqësuesit e KFOR-it fillimisht u zhvillua me rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqi e më pas nga stafi i Fakultetit Juridik.