fbpx
Listat preliminare të përfituesëve të bursës universitare 2021/2022

Listat preliminare të përfituesëve të bursës universitare 2021/2022

Njoftohen aplikantët për bursë universitare për vitin akademik 2021/2022 se me datë 25.11.2021 Komisioni për ndarjen e bursës universitare të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë pas shqyrtimit të dokumentacionit të aplikantëve ka nxjerrë vendimet si në vijim:

Lista e studentëve përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2021/2022

Vëmendje: Studentët të cilët janë përfitues të bursës universitare të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, të lajmërohen me datë 26.11.2021 dhe 30.11.2021 në Zyrën e Financave në objektin e Fakultetit Juridik, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Me këtë rast, ata duhet të sjellin dokumentet si në vijim: 1. kopjen e letërnjoftimit apo ndonjë dokumenti tjetër identifikues valid dhe 2. flete konfirmimin e xhirollogarisë bankare të lëshuar nga banka në emër të përfituesit të bursës.

Lista e studentëve që nuk kanë plotësuar kriteret e konkursit për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2021/2022.

Vëmendje: Studentët që nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2021/2022, kanë të drejtë ankese brenda afatit kohor prej tetë (8) ditësh nga data e publikimit të këtij vendimi.

Translate »