fbpx
Mbahet punëtoria “Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyreve të karrierës së universiteteve”

Mbahet punëtoria “Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyreve të karrierës së universiteteve”

Mbahet punëtoria “Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyreve të karrierës së universiteteve”

Zyra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Haxhi Zeka” – Pejë e përkrahur nga GIZ DIMAK mbajti punëtorinë “Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyreve të karrierës së universiteteve”. Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga DIMAK Kosova/GIZ, z.Nexhmedin Basha dhe z.Rrahim Trepça, përfaqësues nga zyret e karrierës të universiteteve publike të Kosovës, përfaqësuesja nga projekti EYE znj. Valobona Rraci dhe Drejtori i Zyrës për punësim në komunën e Pejës z. Bajram Demaj.

Pjesëmarrësve ju është drejtuar me një fjalë rasti Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi. Rektori Krasniqi falënderoj GIZ-in për gjithë mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoj që do të angazhohet maksimalisht për të fuqizuar edhe më shumë Zyrën për Zhvillim të Karrierës, me ç’rast kërkojë përkrahjen e mëtejme nga GIZ.

Gjithashtu me një fjalë rasti pjesëmarrësit i përshëndetën edhe përfaqësuesit nga DIMAK Kosova/GIZ, z.Nexhmedin Basha dhe z.Rrahim Trepça.

Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës Abedin Selimaj prezantoj idenë për një projekt afatgjatë për fuqizimin e zyreve të karrierës. Për më tepër përmes kësaj ideje synohet të mbështet ndërtimi i kapaciteteve, bashkëpunimi dhe rrjetëzimi për të përmirësuar shërbimet e karrierës që ofrohen në universitetet publike. Rrjetëzimi në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, themelimi i shkollës verore për karrierë – tradicionale, mobiliteti studentor dhe digjitalizimi i shërbimeve për studentët dhe të diplomuarit janë disa nga elementet e këtij projekti.

Punëtoria kishte për synim rrjetëzimin si një mekanizëm për të shkëmbyer pikëpamje, praktikat më të mira nga Kosova dhe jashtë saj, si dhe tendencat aktuale të aplikimit të një qasjeje të bazuar në ofrimin e shërbimeve të karrierës për studentët dhe të diplomuarit në universitetet publike.

Translate »