fbpx
“Shtetë Ndertimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia dhe Arti”

“Shtetë Ndertimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia dhe Arti”

Thirrje për Punime

Konferenca Ndërkombëtare “Shtet Ndërtimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia dhe Arti”
14 -15 Tetor 2018

Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Arteve të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’ në Pejë, në bashkëpunim me stafin akademik të Universitetit të Pullës, Tetovës, Tiranës, Kroacisë dhe Universitetet tjera publike, ftojnë hulumtuesit dhe praktikuesit të dërgojnë punime shkencore për përfshirjen e mundshme në konferencën ndërkombëtare ‘’Shtet-ndërtimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia dhe Arti’ që do të mbahet me 14-15 tetor 2018.

Qëllimi i përgjithshëm i konferencës është që të paraqes sfidat e një procesi të shtet-ndërtimit që nxit paqen dhe zhvillimin e gjithanshme duke krijuar një platformë për ndarjen e përvojave lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe nxitjen e diskutimeve akademike dhe artistike midis komunitetit akademik dhe artisteve të muzikës dhe artit.

Konferenca pritet të jetë një aktivitet me karakter ndërkombëtar për studiuesit dhe praktikuesit që do të bashkohen për të shkëmbyer kërkimet dhe për të diskutuar çështjet aktuale të ndërtimit të shtetit, si dhe për të promovuar dhe nxit bashkëpunimin mes vendeve të dala nga lufta e ish-Jugosllavisë. Temat kryesore të konferencës së vitit 2018 përfshijnë (por jo vetëm të kufizuar në):

Ndërtimi i Shteti në Kontekstin e Ballkanit Perëndimor
Roli i Historisë në ndërtimin e shtetit: sfidat dhe mundësitë
Roli i qytetarisë dhe etikës në ndërtimin e shtetit: sfidat dhe mundësitë
Roli i artistëve në procesin e ndërtimit të shtetit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Arti dhe ndërtimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor
Muzika dhe ndërtimi i shteteve në Ballkanin Perëndimor
Dinamika e Zhvillimit të Edukimit në vendet e Ballkanit Perëndimor
Roli i aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë në ndërtimin e shteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Dërgimin e abstraktit: 30 maj 2018

Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 15 qershor 2018

Dërgimi i punimit të plotë: 15 gusht 2018

Punimin e dërgoni në adresën: conference@unhz.eu

Thirrja për Aplikim

Translate »