fbpx
Përfaqësueset e Ambasadës së Francës në Kosovë vizituan Universitetin “Haxhi Zeka”

Përfaqësueset e Ambasadës së Francës në Kosovë vizituan Universitetin “Haxhi Zeka”

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”  Prof.Dr. Fadil Millaku dhe Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore  Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala,  pritën në takim përfaqësueset e Ambasadës së Francës në Kosovë, Zonjën Cécile Fisteberg, Këshilltare për Bashkëpunim dhe Veprimtari  Kulturore dhe Zonjën Agathe Bouchet, Përgjegjëse për Bashkëpunim Edukativ dhe Universitar.

Rektori Prof.Dr. Fadil Millaku i njoftoj me zhvillimet në UHZ, misionin dhe vizionin e këtij institucioni, si dhe komfor tyre, u diskutua për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në mes të UHZ-së dhe Universiteteve Franceze.

Prorektorja Sabiha Shala  prezantoj  historikun e Universitetit, derisa në ndërkohë ka folur edhe rreth punës, zhvillimeve dhe të arriturave të UHZ-së, për fakultetet dhe programet të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit, rreth marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve institucionale dhe aktiviteteve të tjera.

Në këtë takim, u diskutua edhe për përfshirjën e Gjuhës Frënge si lëndë zgjedhore në programet e UHZ-së, gjithashtu edhe ofrimit të një kursi të gjuhës frënge pa pagesë për studentët e UHZ-së.

Translate »