fbpx
Koncert

Në Oberhausen të Gjermanisë u mbajt koncert nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve dega e muzikës pran Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë. Si moderator i këtij koncerti ishte Desar Sulejmani dirigjent i mirënjohur i cili edhe prezantoj komplet programin përpara auditorit gjerman dhe shqiptarë.

Pikat e koncertit ishin mjaftë atraktive gjë që bëri që edhe publiku të ndahet i impresionuar nga performanca e studentëve dhe profesorëve. Në program ishin pika muzikore të përpunuara për formacione për muzikë dhome nga autorë vendas-kosovar dhe ndërkombëtarë.

Këto pika muzikore lanë mbresa të thella te publiku. Pika muzikore e fundit e koncertit u luajt nga orkestra frymore e fakultetit në përbërje të profesorēve dhe studentëve nën dirigjimin e Prof.Astrit Pallaska ku u mirëpriten jashtëzakonisht mirë.

Kjo vepër është kompozuar nga Prof. Drinor Zymberi enkas për këtë orkestër dhe u shfaq Premier nga orkestra me rastin e kêtij evenimenti. Ky koncert është vazhdimësi e bashkëpunimit që Fakulteti i Arteve nga Peja ka vendosur më shoqata dhe ansamble muzikore të Gjermanisë dhe më shqiptarët që janë aktivë në jetën muzikore siç janë Desar Sulejmani etj, dhe atë duke ju falendëruar edhe udhëheqjes sē fakultetit dhe pedagogëve që po punojnë aq shumë në këtë institucion për të realizuar projekte të tilla të nivelit të lartë artistik.

Translate »