Më datë 24 nëntor 2021. menaxhmenti i Fakultetit të biznesit, përfaqësuar nga Prodekanja Prof. ass. dr. Vlora Berisha, priti në takim përfaqësuesen e Economics Fundamentals Initiative, profesoreshen Argjenta Plakolli. Profesoresha në fjalë mbajti ligjeratën informative për studentët, ku pas përfundimit të ligjeratës u dhuruan 150 ekzemplar të librit ‘’Ekonomiksi i Mendimit Praktik’’ nga Economic Fundamentals Initiative për Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’.
Menaxhmenti i Universitetit ‘Haxhi Zeka’’ falënderon Economic Fundamentals Initiative për dhurimin e librave dhe pasurimin e bibliotekës së Fakultetit të biznesit. I njëjti konsideron se kjo është një dhuratë shumë domethënëse për institucionin, e në veçanti për studentët e tij.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2021/11/IMG_2255-1-1024x768.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2021/11/IMG_2220-1024x768.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2021/11/IMG_2244-768x1024.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2021/11/IMG_2208-1024x768.jpg)
Punuar nga Zyra për kërkime shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar