fbpx
Ceremonia e katër vjetorit të themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Ceremonia e katër vjetorit të themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Ceremonia e katër vjetorit të themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Sot, Universiteti “Haxhi Zeka” shënoi katër vjetorin e themelimit së bashku më përfaqësues të institucioneve, rektorët e universiteteve publike dhe studentët.

Në fjalën e tij, u.d. Rektori Prof.asoc. Dr. Fadil Millaku potencoi të arriturat e Universitetit “Haxhi Zeka” gjatë katër viteve, duke përfshirë programet e studimit bachelor dhe master, infrastrukturën dhe projektet ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërinstitucionale. Prof. Millaku urojë studentët për suksese në jetën e tyre akademike.

Dhe në fund rektori uroj që Universiteti “Haxhi Zeka” me angazhimin e stafit akademik dhe administrativ, me mbështetjen e institucioneve lokale dhe me përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve qëndrore, UHZ të jetë model i krijimit të kuadrove të reja, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe të aspirojë në konkurrencë me universitetet e rajonit dhe të BE-së.

Po ashtu, Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri urojë studentëve dhe menaxhmentit për katër vjetorin duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të më tutjeshëm në të gjitha projektet e përbashkëta në zhvillim të universitetit.

Ministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof.Dr. Arsim Bajrami me këtë rast uroi profesorët dhe studentët e universitetit në përvjetorin e themelimit të këtij institucioni të cilin e cilësoi si storje të suksesit .

“Themelimi i Universitetit “Haxhi Zeka “, ka qenë një ngjarje e madhe jo vetëm për qytetarët e Pejës dhe komunave për rreth, por edhe për Kosovën , sepse Peja ka traditë të gjatë akademike , ndërsa 4 vite punë të universiteti, të arriturat dhe sukseset e këtij institucioni, ka arsyetuar më së miri vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e këtij universiteti, theksoi ministri Bajrami.

Duke folur për sukseset e këtij Universitetit , ministri Bajrami tha se ka ardhur koha që arsimi i lartë, sidomos Universitetet të bëhen promotor të zhvillimit ekonomik, të bëhen promotor të progresit e të demokratizimit të shoqërisë sonë duke krijuar gjenerata të reja të përgatitura me kompetenca e shkathtësi, që nesër do të ndihmojnë shtetin tonë në arritjen e standardeve evropiane për të cilat edhe pretendojmë, tha ministri Bajrami në ceremoninë e katër vjetorit të UHZ-së.

Në fund u ndanë mirënjohje për angazhimin dhe kontributin që i kanë dhënë Universitetit tonë për ngritje dhe zhvillim akademik, Prof. dr. Hajredin Kuçit, rektori të parë të UHZ-së, Prof. asoc. Dr. Naser Mrasori dhe Kryetarit të parë të KD-së, Prof. ass.Dr. Haxhi Gashi.

Translate »