fbpx
Bashkëpunimi i Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Universitetit “Hasan Prishtina” me Universitetin e Sarajevës

Bashkëpunimi i Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Universitetit “Hasan Prishtina” me Universitetin e Sarajevës

Bashkëpunimi i Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Universitetit “Hasan Prishtina” me Universitetin e Sarajevës

Delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka” dhe në Universitetit “Hasan Prishtina” vizituan Sarajevën, me ç ‘rast realizuan takim me përfaqësues të Universitetit të Sarajevës. Prof. dr. Rifat Skrijelj, Rektor i Universitetit të Sarajevës, priti delegacionin universitar nga Kosova, në përbërje të, Prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar të Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Ibishi Mazreku dhe Prof. Dr. Afrim Hoti të Universitetit të Prishtinës.
Në takim është biseduar për mundësitë e arritjes së bashkëpunimit akademik mes Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Universitetin “Hasan Prishtina” me Universitetin e Sarajevës, si dhe modalitetet e bashkëpunimit në të cilat do të përfshihet shkëmbimi i studentëve dhe stafit pedagogjik, bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus +, zbatimin e projekteve të përbashkëta dhe forma të tjera të bashkëpunimit akademik.
Vëmendje e veçantë i`u kushtua diskutimeve për bashkëpunim me Fakultetin e drejtësisë, ekonomisë dhe Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, me Universitetin “Haxhi Zeka” dhe Universitetin “Hasan Prishtina”, me të cilat përfaqësuesit e të dy universiteteve vizituan këto njësi akademike qëndrimit në Sarajevë. Në këtë takim të gjitha palët u dakorduan, që të tri universitetet të fillojnë, përgatitjen e një konference rajonale në të cilën do të fokusohet në rolin e komunitetit akademik në menaxhimin e proceseve shoqërore në rajon.
Në këtë diskutim për bashkëpunim ndëruniversitar ishin edhe Prof.asoc. Dr. Halit Shabani, Dekan i Fakultetit tëBiznesit dhe Prof. Asoc. Dr. Nexhdet Shala, dekan i Fakultetit të Agrobiznesit të UHZ-së dhe zëvendës-rektorët e Universitetit të Sarajevës: Prof. Dr.. Aida Hodzic, Prof. Dr. Aleksandra Nikoliq, Prof. Dr. Zeljko Sain, zv sekretari- Bekir Rovcanin dhe Prof. Dr. Shaqir Filandra, Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike, Prof. Dr. Borislav Petroviq, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, dhe Prof. Dr. Elvis Cizmic, prodekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Translate »