Menaxhmenti i UHZ priti sot delegacion nga Trentino

Menaxhmenti i UHZ priti sot delegacion nga Trentino

Menaxhmenti i UHZ priti sot delegacion nga Trentino

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.asoc. Dr. Ibish Mazreku me bashkëpunëtor u takua me përfaqësuesit e Organizatës Mësuesit Pa Kufij të Trentinos dhe Forumin për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut të Provincës Autonome të Trentinos.

Në takim u diskutua për kontributin universitar në kurrikulat e edukimit dhe arsimit në nivelin fillor dhe të mesëm.

Prorektori Mazreku, foli për historikun e UHZ-së, programet e studimit, metodat dhe praktikat më të mira të mundshme në mësimdhënie, për projektet ndërkombëtare për ngritje të cilësisë dhe kapaciteteve të brendshme. Ai shtoi, se është në pritje të finalizimit të marrëveshjes me pjesët konkrete të bashkëpunimit ndëruniversitar të UHZ-së dhe Universitetit të Trentos. Përfaqësuesja e shoqatës së Mësimdhënësve Pakufi nga Trentino, znj. Danila Bufon, theksoi se përfshirja e komunitetit nga profesorët e nivelit të shkollave fillore, të mesme dhe universitare, organizatave të ndryshme dhe familjarëve, do të kontribuonte në edukimin dhe arsimin e gjeneratave për mësim nxënie tërë-jetësore.

Ndërsa, përfaqësuesi i Forumit për paqe dhe të Drejta të Njeriut, z. Maismiliano Pilati theksoi, se pjesë e këtij forumi të institucionalizuar janë shumë organizata dhe institucione të ndryshme të Provincës Autonome të Trentos dhe ka për qëllim promovimin e paqes, mirëpritjes, dhe zgjedhjen e problemeve pa dhunë. Qëllimi i vizitës, sipas tij është realizimi i një modeli të tillë në Kosovë. Dhe si e tillë u diskutua që përmes Forumeve të studentëve, të fillojë iniciativa për të ardhmen, drejt krijimi të Forumit për Paqe dhe të Drejta të Njeriut në vendin tonë.

Presidenti i organizatës Trentino Con il Bacani,z. Mauricio Camin, në fund theksoi për marrëveshjen konkrete në mes të UHZ-së dhe Universitetit të Trentos që do të ndodhë me gjasë në fund të këtij viti. Sipas tij Universiteti është shumë i rëndësishëm për komunitetin në regjion dhe duhet të fuqizohet edhe më tutje.

Please follow and like us: