fbpx
Takimi i Trupave Këshillëdhënës

Takimi i Trupave Këshillëdhënës

Takimi i Trupave Këshillëdhënës
24 Nëntor 2016
Akterët e të dy Trupave Këshillëdhënës u takuan për herë të parë së bashku, për të diskutuar për rëndësinë e tyre në raport me Universitetin dhe të ardhmen e regjionit, për sfidat e përbashkëta në zbatueshmërinë e bashkëpunimit, nevojat e tregut të punës dhe mundësitë për përfshirjen e kërkesave të tyre në programet e studimit në njësit akademike përkatëse.

Fakulteti i Agrobiznesit dhe ai i MTHM-së, janë fusha të cilat garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, jo vetëm të regjionit por ndikojnë edhe në politikat ekonomike për të ardhmen.
Trupat Këshillëdhënës kanë karakter këshillues për nevojat e tregut të punës dhe jo fitimprurës, bazohen në vullnetin e mirë të anëtarëve, dhe përkushtimin e njësive akademike. Bashkëpunimi i TK-ve me njësinë akademike mund të realizohet në:

a. kërkime shkencore,
b. shërbime profesionale,
c. projekte të ndryshme,
d. ndërmjetësime për inovacione,
e. propozojnë bashkëpunim në projekte të përbashkëta me fakultetin dhe partnerë të tjerë;

Përfaqësuesit e TK-së që i takojnë tregut të punës mund të mbështesin realizimin e praktikës profesionale të studentëve të fakultetit përkatës, në përputhje me programet e studimeve, të ofrojnë bursa për studentë si dhe përkrahje financiare për projekte hulumtuese të studentëve dhe stafit akademik.
Në përbërje të TK-ve janë drejtues të bizneseve më të fuqishme në regjionin e Dukagjinit, organizata ndërkombëtare, tour-opertaror, organizata vendore dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në vend.

 

Translate »