Nën organizimin e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, u promovua botimi i librit në gjuhën shqipe, Gjermani dhe Kosova – Historia e një partneriteti.
Përveç përfaqësuesve të ambasadës së Gjermanisë, në këtë event ishin pjesëmarrës edhe editoret e librit z. Enrico Seewald dhe z. Urs Unkauf.
Profesorët Seewald dhe Unkauf para studentëve të Fakultetit Juridik bën një prezantim përmbledhës të librit, duke u ndalur në partneritetin e trasuar ndërmjet dy shteteve: Gjermanisë dhe Kosovës. Në këtë aspekt, ata potencuan se Gjermania ka qenë mbështetëse e të drejtave të njeriut dhe ishte ndër vendet e para që njohën shtetin e Kosovës në vitin 2008. Në këtë event, Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Dr. Avdullah Robaj, paraqiti një vlerësim shkencor për librin dhe gjithashtu tregoi mirënjohje për shtetin Gjerman për përkrahjen e dhënë për Kosovën. Në fund të eventit, studentë patën rastin të parashtrojnë pyetje të ndryshme në lidhje me librin dhe raportet aktuale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/05/DSC08542-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/05/DSC08543-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/05/DSC08553-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/05/DSC08571-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/05/DSC08573-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/05/DSC08577-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/05/DSC08583-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/05/DSC08588-1024x683.jpg)