fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës lidhin Marrëveshje Bashkëpunimi

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës lidhin Marrëveshje Bashkëpunimi

Universiteti “Haxhi Zeka” (UHZ) i përfaqësuar nga Prof.dr. Armand Krasniqi rektor dhe Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONK) e përfaqësuar nga  znj. Ganimete Xhelili, Kryetare e ONK -së,  kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, që synon të ofrojë mundësi të reja për studentët e Fakultetit Juridik dhe studentët e tjerë të UHZ-së. Kjo marrëveshje do të lehtësojë organizimin e praktikave profesionale dhe vizitave studimore, duke forcuar lidhjen midis arsimit dhe praktikës profesionale.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e përgatitjes profesionale të studentëve tanë. Përmes praktikave dhe vizitave studimore, studentët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga përvoja dhe të njohin më nga afër sfidat dhe kërkesat e tregut të punës në fushën juridike dhe fusha të tjera relevante. Kjo iniciativë pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe aftësive praktike të studentëve tanë, duke i përgatitur ata më mirë për karrierat e tyre të ardhshme.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. dr. Armand Krasniqi, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve. “Kjo marrëveshje është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar një arsim cilësor dhe për të ndihmuar studentët tanë të arrijnë sukses në karrierat e tyre profesionale,”

Nga ana tjetër, Kryetari i Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, znj. Ganimete Xhelili, vlerësoi bashkëpunimin me UHZ-në dhe nënvizoi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve të ndërmjetësimit në vend, duke integruar brezin e ri të juristëve të përgatitur mirë në praktikën profesionale.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi mes UHZ-së dhe ONK-së është një shembull i shkëlqyer i përpjekjeve të përbashkëta për të avancuar arsimin dhe praktikën profesionale në Kosovë. Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar për të ofruar mundësi të reja dhe inovative për studentët e tij, duke i ndihmuar ata të bëhen profesionistë të suksesshëm dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

Translate »