Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, Abedin Selimaj, zyrtarja Leonora Zefi dhe Drejtoresha e Shoqatës Alumni UNHZ, Nora Draga morën pjesë në trajnimin dy ditor me datë 08 dhe 09 Shkurt 2023 me temën “Vlerësimi i shkathtësive dhe kompetencave” që u mbajt në kuadër projektit: Riintegrimi ekonomik nëpërmjet mbështetjes psikosociale, Financuar nga Projekti GIZ/DIMAK, dhe implementuar nga Business Development Group.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi dhe zgjerimi i kapaciteteve të zyrtarëve të ZZHK-së, për këshillim psiko-social të studentëve të UHZ-së, gjatë procesit të këshillimit në karrierë.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Image-2023-02-15-at-13.48.28.jpeg)