fbpx
<strong>Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet universitetit “Haxhi Zeka” dhe Shërbimit Profesional i Shëndetit Mendor, Pejë</strong>

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet universitetit “Haxhi Zeka” dhe Shërbimit Profesional i Shëndetit Mendor, Pejë

Raportimet për problemet e caktuar të shëndetit mendor të studentëve në përgjithësi kanë qenë në rritje. Pasojat të cilat i ka shkaktuar COVID 19, krizat ekonomike e sociale, në mënyrë të veçantë demotivimi i të rinjve për të studiuar e kanë ndërgjegjësuar menaxhmentin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë të krijojë një formë të re më efektive e cila do t’u ndihmonte studentëve të UHZ-së përmirësimin dhe mirëqenien e shëndetit mendor.

Universiteti “Haxhi Zeka” në kuadër të Planit Strategjik ka vendosur parimin me studentin në qendër si bazë e zhvillimit akademik. Prandaj, njëra ndër arsyet thelbësore të UHZ-së është shëndeti i studentëve. Duke u nisur nga këto premisa UHZ synon të punojë ngushtë me profesionistë të kujdesit shëndetësor, përkatësisht me Shërbimin Profesional të Shëndetit Mendor në Pejë. Në këtë marrëveshje janë specifikuar aktivitetet të cilat do të realizohen nga SHPSHM, në Pejë. UHZ është i përkushtuar, në secilën rrethanë, të përkrahë studentët dhe personelin e tij me të gjitha kapacitetet për funksionim dhe realizim sa më të mirë të aktiviteteve mësimore, edukative dhe shëndetësore.

Translate »